E BUJSHME/ Juventusi mendon lëvizjen surprizë në merkato, gati të afrojë të padëshiruarin e Junajtid

Duket se Juvantusi ka nisur nga puna për merkaton e janarit, me bardhezinjtë që e kanë gjetur emrin e parë që duan të afrojnë.

Bëhet fjalë për Xhejdën Sanço, i cili nuk është më në planet e Erik Ten Hag, me këtë të fundit që e ka “dëbuar” nga skuadra sulmuesin anglez.

23-vjeçari ishte shumë pranë largimit nga Mançester Junajtid në fund të merkatos drejtë Arabisë Saudite, por çdo gjë dështoi në orët e fundit.

Kështu anglezi, sipas “The Sun” është i gatshëm që të nisë një aventurë të re në Itali me bardhezinjtë.

Këta të fundit kanë në plan që ta huazojnë deri në verë dhe më pas të paguajnë 60 milionë paund për t’i blerë përfundimisht kartonin.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back To Top