Mario Balotelli është shumë pranë rikthimit në Serie A. Sulmuesi italian ka vendosur të rikthehet në vendlindje pasi i dha fund aventurës së tij në Turqi me Adana Demirspor dhe tashmë është një lojtar i lirë.
Është klubi i Genoas që është futur seriozisht në bisedima me Balotellin, madje ato kanë avancuar. Vetë trajneri i Genoas, Alberto Gilardino ka telefonuar ish-sulmuesin e Liverpool dhe Milan për ta bindur që të bashkohet me ta.
Kujtojmë që 34-vjeçari ka një karrierë të gjatë në Itali, ku përveç Milanit ka luajtur edhe me Lumezzane, Inter, Brescia dhe Monza. Gjithashtu, Balotelli ka mbajtur veshur edhe fanellën e Man City, Nice dhe Sion në Zvicër.