Ermir Rashica është padiskutim një nga liderët e Skënderbeut në Superiore. Sulmuesi ishte autori i golit ndaj Bylisit, i cili në këtë mënyrë i dhuroi 3 pikët të rëndësishme korçarëve.
Falë paraqitjes së tij me korçarët, për të ka interesime nga skuadra jashtë Shqipërie. Sipas shtypit të shkruar bëhet me dije se për 20-vjeçarin interesohet AIK Stokholm në Suedi. Gjithashtu mësohet se është ndjekur nga afër nga skaut të skuadrës suedeze në “Air Albaniaa” në sfidën që Shqipëria U-21 ka zhvilluar ndaj Armenisë.
Pas interesimit pritet që mes klubeve të nisin bisedimet për një transferim të mundshëm. Merkatoja e janarit pritet të jetë për të vëndimtare, ndërs kujtojmë se për Rashicën siç dihet ka patur interesime edhe nga ekipe nga Polonia apo Belgjika.