Reali i Madridit ka hequr dorë përfundimisht nga Kilië Mbape, me “los blancos” që është lodhur nga “tekat” e francezit, teksa ai nuk i përmbush më kriteret e klubit.
Për këtë arsye ata kanë nisur të kërkojnë një sulmues të mirëfilltë, pikërisht ai që i mungon skuadrës së Ançelotit.
Siç bëjnë me dije mediat spanjolle, në fitoren e Reait në Champions përballë Bragëës, e pranishme në “Santiago Bernabeu” ishte dhe agjentja e Erling Haland, Rafaela Pimenta.
Thuhet se ajo ka pasur një takim me drejtuesit e “mbretërorëve” dhe në krye të dialogut ishte pikërisht sulmuesi norvegjez.
Reali e ka kërkuar Halandin qëkur ai ishte pjesë e Borusias së Dortmundit, por 23-vjeçari zgjodhi të bashkohej me Mançester Sitin.
Kjo e fundit po bën çmos që ta mbajë në radhët e veta Haland, që e shikon si pikë referimi për të ardhmen, por ai s’e ka ende të qartë se çfarë do të vendosë për të ardhmen.