Një debat mes Erjola Docit dhe Romeo Veshaj është zhvilluar sot në oborrin e shtëpisë së Big Brother Vip dhe shkak është bërë një shaka e këtj të fundit me Elvis Myrtan.
Erjola tha se mund të bëhet shaka me babain e Elvisit, i cili ishte i sëmurë dhe ka qarë për të kur u fut në shtëpi, ndërsa iu drejtua Romeos duke i thënë se bën gjithçka për vëmendje.
Romeo i kthyer duke i kërkuar sqarim për akuzën e bërë, por ajo nuk e vazhdo më tej.
Pjesë nga diskutimet:
Erjola: Unë kam qenë një ndër të vetmet kur ka ardhur babi i Lisit,
Romeo: Pse po e përdor, po ta thotë djali i babit (i drejtohet Lisit)
Erjola: S’kam ngel me u marrë me ty, ik se e dimë të gjithë se me kë merresh t’i për t’u njohur
Romeo: Me kë merrem unë, o yll i bukur, o zemër me kë merrem
Erjola: Mos më thuaj mua zemra
Romeo: U mërzite ti, o zemra vogël, më kë merrem unë jashtë je aq ‘bobe’ sa ta thuash?
Erjola: Mu drejto me emër mbiemër
Romeo: Zemra vogël, shpirti vogël
Erjola: Zemra vogël thuaj noj tjetri, emër mbiemër me mua. Kështu tingëllon se kështu është kur merresh me kopshtin zoologjik, po ti je kotele
Romeo: Lëre se na dha vlera, kush është i pari i kopshtit zoologjik.. luani?