E FUNDIT/ Rodri fiton mes polemikave, mesfushori spanjoll shpallet fituesi i Topit të Artë

Kryeqyteti i dashurisë mbrëmjen e sotme u shndërrua në kryeqytetin e futbollit. Parisi ka mirëpritur sot lojtarët më të mirë të momentit në ceremoninë për dorëzimin e çmimit Topi i Artë. Ky vit ka prodhuar një garë të fortë, që në fund është fituar nga Rodri.

Mesfushori i Mançester Sitit është shpallur fituesi i Topit të Artë, duke lënë pas Vinicius Xhuniorin dhe Bellinghemin. Rodri numëron 12 gola dhe 14 asiste, si dhe ka fituar Ligën Premier me Sitin dhe Kampionatin Europian me Spanjën. Gjithashtu u shpall lojtari më i mirë i Euro 2024.

Megjithatë polemikat nuk kanë munguar. Vinicius Xhuniori së bashku me pjesën tjetër të Realit te Madridit kanë bojkotuar ceremoninë e sotme sapo mësuan se Topi i Artë do të shkonte në duart e Rodrit./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back To Top