Superiorja ditën e sotme do të zbresë në fushë. Ekipet do të përballen mes tyre për llogaritë e javës së 11-të të kampionatit.
Duele mjaft interesante janë në program, teksa do të luhen 3 takime. Gjithçka do të ngre siparin e kësaj jave me sfidën mes Laçit dhe Egnatias, takim që do të luhet në Kurbin në orëm 14:00.
Paralelisht do të luhen paralelisht Klasikja e Shqipërisë mes Tiranës dhe Vllaznisë. Kjo sfidë si asnjëherëe më parë do të luhet në “Roza Haxhiu” të Lushnjes dhe që merr vëmendjen kryesore të tifozëve ditën e sotme.
Ndërkohë dueli interesant i Korçës mes Skënderbeut dhe Partizanit do të luhet në orën 17:00. Gjithë vëmendja e tifozëve do të jetë tek këto dy sfida, të cilat do të tregojnë shumë për objektivat e skuadrave.