Më 10 qershor do të luhet një nga sfidat më të rëndësishme të këtij sezoni. Interi do të përballet me Mançester Sitin në finalen e Ligës së Kamoionëve në Stamboll. Françesko Açerbi ka folur për mikrofonin e “Sportmediaset”-it rreth kësaj përballjeje. Mbrojtësi i Interit kujton se e ka mposhtur një herë Halandin me Lacion e tij, megjithëse thekson se norvegjezi nuk është i vetmi kërcënim nga Siti.
“Më kujtohet ajo fitore. Borusia ishte një skuadër e fortë, por ne kemi bërë një ndeshje të shkëlqyer në shtëpi. Halandi nuk është problemi i vetë. Siti ka Gyndoganin, De Brujnin dhe lojtarë të tjerë të fkrtë edhe në pankinë. Ne nuk jemi rastësisht në finale, jemi një skuadër e fortë dhe do të luajmë pa frikë dhe me respekt , duke dhënë diçka më shumë se në ndeshjet e tjera që kemi luajtur gjatë këtij sezoni. Unë kam qenë gjithmonëi qetë. Kam bërë një sezon të shkëlqyer, siçkam bërë edhe më parë. Nuk jam i befasuar, kemi diçka të jashtëzakonshme. Tani na mungon copëza e fundit e puzzle-t, ajo më e rëndësishmja”, ka deklaruar Françesko Açerbi