Skuadra e Chelseat sot gjatë ditës zbuloi numrat e lojtarëve për sezonin 2023/24 dhe sigurisht që aty ishte edhe emri i Armando Brojës.
Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë nga sezoni i ri, apo më mirë të themi nga e diela e kësaj jave do ta bartë fanellën me numër 19-të, shkruan LIG Sport
Dikur ishte krahasuar me ish-sulmuesin ‘blu’, Diego Costa – ndoshta kjo ka qenë edhe arsyeja pse sulmuesi shqiptar vendosi ta bartë këtë numër.
Përveç Diego Costa më parë numrin 19-të te Chelsea e bartën këta emra të mdhenjë: Mason Mount, Lassana Diarra, Paulo Ferreira dhe Demba Ba.