Milan siguron super goditjen e rradhës.
Eksperti i transferimeve Fabrizio Romano, ka lëshuar një lajm bombastik duke shkruar se Milan dhe Valencia kanë arritur marrëveshje për transferimin e Yunus Musah.
Marrëveshja mes Musah dhe Milanit është arritur një muaj më parë, por problem ishte kthyer mungesa vendeve të lira për lojtarët ekstrakomunitarë te kuqezinjtë.
Tani që në fuqi u vendos ligji që lojtarët anglezë të mos quhen ekstrakomunitarë në Itali, Milani liroi vende duke bërë kështu të mundur vazhdimin e negociatave me Musah.
Milan do të paguaj 20 milionë euro për kartonin e Musah dhe ky i fundit do të firmos kontratë pesë vjeçare me Rosonerët. Musah do t’i nënshtrohet vizitave mjekësore javën e ardhshme.