Nikolo Zaniolo do të vazhdojë karrierën e tij në kampionatin anglez, aty ku ka arritur akordin me klubin e Aston Vijës. Sulmuesi italian ka kaluar në formë huazimi me të drejtë blerje dhe nëse anglezët binden në fund të sezonit për sulmuesin, atëherë do të paguajnë 30 milionë euro për kartonin e tij.
Ditën e nesërme pritet që Zaniolo të mbërrijë në Angli për të kryer testet mjekësore me klubin e ri dhe më pas për t’u prezantuar me fanellën e Aston Vijës.
Juventusi kishte si pistë kryesore sulmuesin italian. Futbollisti i Galatasarait u lidh ngushtë këtë merkato vere me bardhezinjtë, duke shprehur edhe dëshirën për të kaluar në Itali megjithatë gjërat kanë ndryshuar dhe Zaniolo nuk do të rikthehet në Itali.