E nisi nga stoli ndeshjen e Conference League, zbulohet gjendja fizike e Çinarit

Një nga ndeshjet e mbrëmshme të zhvilluara në Conference League ishte edhe ajo mes Rapid Viena dhe Noahs. Skuadër kjo e fundit ku aktivizohet edhe sulmuesi shkodran, Erald Çinari. Ish-sulmuesi i Vllaznisë për çudi nuk e nisi si titullar sfidën, duke parë edhe formën e shkëlqyer që po kalon.

Por nga sa mësohet prej burimeve pranë lojtarit, ai ka pasur një shqetësim fizik. Sulmuesi ishte projektuar si titullar nga ana e trajnerit Motta për ndeshjen ndaj Rapidit, por stafi mjekësor nuk ka dashur ta rrezikojë anësorin sulmues. Duke mos e lejuar atë të marrë minutat e plota kundër austriakëve, në mënyrë që të shmangte një përshkallëzim të dëmtimit.

Erald Çinari po kalon një super formë në sezonin e ri 2024-25. Shkodrani i transferuar në merkaton verore nga Shkëndija e Tetovës tek Noah në Armeni është shndërruar menjëherë në protagonist me skuadrën e re. Ku pas 7 ndeshjesh në kampionat, mëngjërashi ka shënuar 5 gola dhe ka dhuruar 1 asist.

Madje ish-sulmuesi edhe i Partizanit e Vllaznisë ka gjetur 2 herë rrjetën edhe në kualifikueset e Conference League me nën kampionët e Armenisë. Për këtë arsye bëri habi lënia në stol e 28-vjeçarit mbrëmë në ndeshjen Rapid Viena-Noah. Duel që ishte i vlefshëm për javën e dytë të Conference League dhe përfundoi me shifrat 1-0 për ekipin nga kryeqyteti i Austrisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back To Top