Luiz Ejlli dhe Kiara Tito tashmë kanë nisur një romancë dashurie brenda Big Brother VIP Albania.
Ata janë kthyer në një nga çiftet më të pëlqyera të momentit, pavarësisht uljeve dhe ngritjeve në marrëdhënien e tyre.
Së fundmi banorët kanë pasur mundësi të realizojnë tatuazhe brenda shtëpisë, gjersa një e bëri këngëtari shkodran.
Artisti i njohur zgjodhi të bënte tatuazh syrin e Kiarës, duke e përjetësuar kështu në krahun e tij.
Përveç kësaj, i njëjti bëri edhe logon e Big Brother-it sipër syrit të moderatores së njohur.
Luizi po vazhdon të dëshmojë dashurinë që ka ndaj prezantueses çdo ditë e më shumë.
Të njëjtit madje do të shijojnë disa udhëtime së bashku pas daljes nga BBV.