Melo është shpallur Lojtari i Ndeshjes në sfidën e fituar 2-0 me Egnatian si vendas. Lojtari i huaji krenohet me paraqitjet e tij pasi në 3 javë ia ka dal të fitojë çmimin e ndeshjes 2 herë. Melo lavdëron formën me trajnerin e ri të ardhur, i cili po bën një punë shumë të mirë me skuadrën.
“Jam i kënaqur mne fitoren e sotme. Për mua 3 pikët kanë rendësi, nëse vjen dhe çmimi njeriu i ndeshjes aq më mirë. Pa shokët e ekipit nuk do të ishte e mundur të fitoja këtë çmim. Forma jonë mentale dhe loja kanë ndryshuar që kur ka ardh trajneri i ri.”, u shpreh Melo.