E trishtë, mes viktimave nga përmbytjet në Spanjë edhe ish-portieri i Valencias

Një tjetër lajm i trishtë vjen nga Spanja. Mes 158 viktimave të shkaktuar nga përmbytjet, është edhe ish-futbollist i Eldense i rritur në akademinë e Valenecias.

28-vjeçari kishte kaluar gjithë karrierën e tij në kategoritë e ulëta të futbollit spanjoll në skuadrat e zonës pasi ishte larguar nga akademia e klubit të njohur.

E gjithë krahina është paralizuar nga pasoja e rënda të këtyre përmbytjeve dhe ndeshjet që do të organizoheshin këtë fundjavë, mes të cilave Valencia-Real Madrid për La Liga, janë shtyrë për një datë tjetër.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back To Top