Koreografi Albi Nako ka rrëfyer dëshirën për t’u bërë baba. Gjatë një bisede me banorët e BBV, ai ka treguar se prindërit e tij kanë të drejtë të kenë një nip e mbesë.
Koreografi u shpreh se duhet t’i bëjë gjyshër sa më shpejt, duke shtuar se e ndjen dhimbjen e tyre.
“Prindërit kanë djalin e tyre dhe kanë të drejtë të trashëgojnë nipër e mbesa. E vuaj, momenti duhet të vijë patjetër sa më shpejt, për mua dhe për ata të dy sa i kam në këtë jetë.
E ndjej dhimbjen e tyre, jam shumë i lidhur me prindërit”, tha Albi Nako, i cili është në një lidhje me balerinë, Dori, prej disa vitesh
Gjatë qëndrimit në BBV, balerini zbuloi se prej kohësh bashkëjeton me balerinën Dori. I pyetur për bisedën e fundit me të, Albi u përgjigj: “Më tha fli me kë të duash”, por shtoi se edhe po të ishte beqar, nuk do të krijonte romancë në shtëpinë e “Big Brother VIP 3”.
Për këdo që është pranë rrethit të tij, historia e dashurisë me balerinën është tashmë një fakt i njohur. Ndonëse vetë çifti ka preferuar që ta mbajë këtë histori sa më diskrete, dyshja shfaqet kudo në shoqërinë e njëri-tjetrit, duke konfirmuar kështu se kjo histori tashmë është e konsoliduar