Francis Ngannou është rikthyer në sportin, MMA dhe ka treguar se është i pamposhtur në “kafaz”.

Ngannou nokautoi qysh në raundin e parë kundërshtarin e tij nga Brazili, Ferreira, shkruan LIG Sport

Ish-kampioni i UFC-së, bëhet sportisti i parë që fiton edhe titullin e kësaj të fundit dhe të PFL-së.

Pas meçit, Ngannou tregoi se këtë luftë e bëri vetëm për djalin e tij tashmë të ndjer, Kobe.

“Unë nuk mund të mendoj asgjë përveç djalit tim Kobe. E mora këtë luftë për shkak të tij, doja të luftoja për të.”

“Pa Kobe, ne nuk do të ishim këtu sonte. Shpresoj që ata ta mbajnë mend emrin e tij”, tha pas ndeshjes Ngannou