Egnatia do të luajë ndaj Laçit në transfertë, takim që do të zhvillohet ditën e nesërme në orën 14:00. Një përballje shumë e rëndësishme për kampionat, të cilët synojnë të rikthehen te rezultatet pozitive në kampionat.
Në konferencën e zakonshme për shtyp, Edlir Tetova ka pranuar se mungesat janë të rëndësishme, por nënvizoi se edhe lojtarët e stolit janë të gatshëm për të dhënë maksimumin.
Gjithashtu shpehi vlerësim dhe respekt për kundërshtarin, ndërsa theksoi se deiferencat mes tyre në renditje nuk kanë shumë rëndësi.
“Sigurisht kemi mungesa. Na mungojnë dy kapitenët, janë mungesa të rëndësishme, por pjesa tjetër që do t’i zëvendësojë është në nivelin e duhur.
Ndaj Laçit është një sfidë e fortë, pasi vijnë pas rezultateve pozitive. Kanë mundur Vllaznisë dhe i kanë marrë barazim Tiranës. Do të jetë një ndeshje e bukur. Laçi po tregon një lojë të mirë, është skuadër për t’u vlerësuar. Sa i takon renditjes është thjeshtë java e 10 dhe ka ende shumë ndeshje më përpara. Diferenca e pikëve nuk është shumë e madhe.
Sigurisht që ka problematikat e veta çdo situatë. Duhet në mendjen më e kthjellët për të gjykuar. Por duhet të rregullojmë gjërat në sfidat në vazhdim.
Mendoj që nuk ka ngërç te skuadra. Golat janë të shpërndarë dhe skemi patur një golashënues fiks. Duhet kthejlltësi dhe pjekuri para portës.
Koha është armiku numër 1 i trajnerit, siç është impenjimi i madh për të sjellë lojtarët në formë. Janë goxha lojtarë që kemi ndërruar nga sezoni i kaluar. Hap pas hapi lojtarët po fitojnë formën më të mirë.
Dëmtimet ishin në javën e para, për shkak të goditjeve në ndeshje. Kartonët sigurisht janë një shqetësim për mua se nuk më lenë të kem grupin e plotë.
Është një grup lojtarësh që kanë ardhur risi te Egnatia. Duhet pak kohë deri sa ta kuptojnë se çfarë loje luan skuadra dhe për këtë do të ketë oshilacione.
Nuk ka shumë diferenca të mëdha mes ekipeve dhe pas fazës së dytë do të shikojmë se cilat skuadra janë më mirë”, ka theksuar Edlir Tetova.