Egnatia nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1 me Dinamon në “Egnatia Arena”. Tashmë te kampionat nuk kanë kohë për të humbur, pasi një tjetër duel mjaft i vështirë i prej në javën 11-të.
Laçi do të jetë kundërshtari i tyre i radhës, me kampionët që do të kerkojnë rikthimin te firorja në transfertë. Nuk do të jetë aspak e lehtë, pasi Edlir Tetova do të ketë sërish mungesa të rëndësishme ndaj kurbinasve.
Kështu nuk do të mund të llogaritë shërbimet e Albano Aleksit dhe Renato Malotës. Të dy futbollistët janë të pezullar për shkak kartonësh. I pari mori kartonin e dytë të verdhe ndaj Dinamo dhe më pas doli me të kuq, ndërsa mbrojtësi ka plotësuar numrin 4 të kartonëve të vershe.
Tetova “qan e qesh’ para Laçit dhe për trajnerin e kampionavë nuk ka vetëm mungesa. Një rikthim i rëndësishëm do të jetë i gatshëm ndaj kurbinasve. Kështu Dylis i cili mungoi ndaj Dinamos për arsye pezullimi, ndaj bardhezinjve do të rikthehet titullarë në formacion. Kujtojmë se kjo sfidë është parashikuar të zhvillohet ditën e mërkurë në orën 14:00 në stadiumin “Laçi”.