Atalanta tashmë po mendon për merkaton e verës 2025, pavarësisht se sezoni sapo ka nisur dhe sipas “TuttoAtalanta.com”, një nga emrat që po tërheq vëmendjen e klubit është ai i Edon Zhegrovës , anësori i majtë i Lilë.
Kartoni i futbollistit kosovar kushton rreth 25 milionë euro, shifër që Atalanta mund ta konsiderojë si investim të synuar për të forcuar më tej skuadrën e tyre.
Zhegrova tashmë ka qenë shënjestër e bargamaskëve në merkaton e fundit të verës dhe njihet për aftësinë e tij për të krijuar mundësi dhe për t’i dhënë paparashikueshmëri sulmit, karakteristika që e bëjnë atë një objektiv interesant për klubin e Berat Gjimshitit.
Ai pëlqehet shumë edhe nga trajneri Gasperini, i cili po bëhet gjithnjë e më shumë pikëmbështetja e projektit të Atalantës.