Ekipi që eliminoi Egnatian nga Europa “bën mrekullinë”, rrogozhinasit mund të ishin në “vendin” e tyre

Ekipi islandez që mundi Egnatian në rrugën e saj kualifikuese këtë verë ka marrë një fitore bindëse ndaj një emri me eksperiencë neë futbollin belg. Bëhet fjalë për Vikingur, klubin nga Reykjavik që stadium me kapacitet minimal e madje me stola të improvizuara si në kohërat e vjetra. Skudra kryeqytetase ka mundur me rezultat 3-1 Cercle Brugge, me këta të fundit favorit.

Takimi startoi në 16:30 për arsye të ndryshimeve klimatike dhe atyre në zonat kohore që përjeton ishulli i “Vikingëve”. Disa mund t’a mbajnë mend këtë ekip nga aventura e rrogozhinasve që pasi u eliminuan nga Borac në Champions kaluan në Conference League por edhe aty nuk ecën dot më tepër. Përballë kishin ishullorët që shumica mendonte se ishin të kalueshëm, mirëpo ata luftuan dhe jo vetëm kaluan ekipin kampion të Superiores po edhe u kualifikuan në fazën e grupeve.

Kjo është fitorja e parë për Vikingur Reykjavik pas humbjes në javën e parë dhe tregon shumë se ku mund të kishte shkuar KF Egnatia nëse nuk do të neglizhonte “gjakftohtët” e Islandës. Shteti i largët po pëson rritje që pasi futi Breidablik në grupe, tani ka prapë një përfaqësues në Europë çka rrit të ardhurat dhe nivelin e futbollit “në sytë” e UEFA-s.

Vikingur 3-1 Egnatia

Ekipi që eliminoi Egnatian nga Europa "bën mrekullinë",

Stadiumi i Vikingur

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back To Top