EKSKLUZIVE/ E bujshme! Çelsi do Igli Taren, takim në Palasë me Tod Bohlin

Igli Tare është takuar së fundmi me pronarin e klubit të Çelsit, Tod Bohli. Po, është lajm i bujshëm, por nuk mbaron me kaq… Takimi është bërë në Shqipëri dhe më saktë në një nga rezidencat luksoze në Palasë.

Bohli ka pasur edhe të birin me vete, ndërkohë që nën shoqërinë e tyre kanë qenë edhe personazhe të tjerë, mes të cilëve edhe biznesmenë shqiptarë. Burime të “Panorama Sport” treguan se Bohli është takuar edhe me kryeministrin Rama, por kjo mbetet ende e pakonfirmuar.

Ndërmjetës i këtij takimi mësohet se ka qenë menaxheri Fali Ramadani së bashku me agjentin e Silvinjos, Altin Taho.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back To Top