EKSKLUZIVE/ “Futbolli është sport me risqe”, mjeku Lala për vdekjen e Duamenës: Erdhi pa jetë në spital

Njeriu që priste në spitalin e Kavajës me misionin për ta kthyer në jetë futbollistin e Egnatias, Rafel Duamenën ishte mjeku Riza Lala. Në një intervistë për “Panorama Sport”, Lala thekson se lojtari 28-vjeçar erdhi pa shenja jete në spital.

Doktor Lala, në çfarë gjendje mbërriti Rafael Duamena në spitalin e Kavajës?

Rafael Duamena erdhi pa shenja jete në spitalin e Kavajës në orën 14:10 minuta. Futbollisti mbërriti me ambulancën e qendrës spitalore Rrogozhinë ku edhe ka marrë ndihmën e parë, por pa mundur që i ndjeri të jetojë.

Çfarë shërbimi ka marrë futbollisti gjatë periudhës që është transportuar nga stadiumi drejt spitalit?

Lojtari i Egnatias, Duamena ka pësuar atak kardiak, goditje në organin e zemrës dhe mjekët i kanë dhënë ndihmën e specializuar në ambulancë. Ne zbatuam protokollin, por pa mundur të bënim më shumë, pasi futbollisti kishte ndërruar jetë.

Për çfarë shërben aparati i defribilatorit?

Defibrilatori kardioverter i implantueshëm (ICD) është një pajisje e vogël, e cila trajton njerëzit me ritme jonormale të rrezikshme të zemrës. ICD dërgon impulse elektrike për të rregulluar ritmet anormale të zemrës, sidomos ato që mund të jenë të rrezikshme dhe të shkaktojnë një arrest kardiak.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back To Top