EKSKLUZIVE/ “Kujdes me Çekinë, ne gabojmë kur ndihemi të sigurtë”- Mavraj: Shqipëria po rikthehet në skenë, Europiani…

Tre gola me ekipin kombëtar, njëri prej tyre në fitoren 2-1 me Armeninë në 2015-ën, ku Shqipëria shtroi rrugën për në Europianin e Francës.

Si mbrojtës, Mërgim Mavraj ka dhënë një kontribut të madh për fanellën kuqezi, që në kohën kur debutoi gjatë një miqësoreje me Katarin në kohën e De Biazit, paraqitjet në “EURO 2016”, deri te ndeshja e fundit ndaj Francës në 2019-ën nën drejtimin e Edi Rejës, ku mbante edhe shiritin e kapitenit në krah. Mavraj rikthehet të flasë ekskluzivisht për “Panorama Sport”, në lidhje me situatën aktuale në Kombëtare. Ndryshimet që ka bërë Silvinjo, mbrojtjen solide që është shfaqur deri tani, por edhe shanset për Europianin e vitit të ardhshëm.

Ju keni qenë pjesë e Shqipërisë në Europianin e 2016-ës, a mendoni se ky sukses do të përsëritet?

Mendoj se suksesi i Francës mund të përsëritet dhe jam i sigurt që do të përsëritet, jo vetëm tani, por edhe më vonë. Duhet të bëhet rrugë sepse jemi një shtet me futbollistë shumë të mirë dhe federata ka bërë një punë të mirë në këtë aspekt. Atëherë ka qenë hera e parë, por nuk dua t’i krahasoj arritjet, sepse çdo arritje ka atë ëmbëlsinë e vet dhe kënaqësinë e vet, kështu që na mbetet të themi: “Bravo çuna”.

Janë edhe tri ndeshje të këtyre kualifikueseve, ku na duhen minimalisht 5 pikë, si i shihni këto përballje?

Nuk është fituar asgjë deri tani. Thjesht për momentin janë fituar zemrat e tifozëve sërish. Janë ngritur lart ngjyrat dhe flamujt. Jemi rikthyer në skenën e futbollit ndërkombëtar, pasi ishim disi të fshehur. Ndeshja në Moldavi është shumë e vështirë dhe sipas meje do të jetë vendimtare. Por, edhe ndeshja me Çekinë në Tiranë. Mos të bëhemi euforikë, sepse gabimet më të mëdha njeriu i bën kur ndihet i sigurt. Nuk jemi akoma të sigurt dhe janë disa ndeshje që duhet t’i bëjmë me sytë hapur dhe një fokusim maksimal, sikur jemi zero me zero me të gjithë nga pikët në renditje. Asgjë nuk është arritur ende. Janë dy ndeshje shumë të vështira përpara dhe duhet t’i marrim me shumë seriozitet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back To Top