Orges Shehi nuk është më trajneri i Tiranës, me 46-vjeçarin që i ka dhënë fund aventurës së tij me bardheblutë.
Gjithsesi duket se ish-portieri i Skënderbeut pritet të mos qëndrojë shumë gjatë pa punë, pasi për të është shfaqur interes në kryeqytet.
“Panorama Sport” mëson se te Partizani kanë nisur të bëjnë sondazh për trajnerin 46-vjeçar pasi Zekiç ka kërkuar largimin drejt Osijekut.
Gjithsesi mësohet se Shehi nuk është opsioni i vetëm për pankinën e kuqe.