“Ende i papjekur, por plot talent! Pozitive performanca e Shpendit”

Stiven Shpendi nisi takimin e dytë radhazi si titullar me Empolin, skuadër që siguroi pikët e para në Serie A pas triumfit jetik 1-0 kundër Salernitanës.

Sulmuesi i talentuar, i cili është pjesë e Shqipërisë U21, dha gjithçka nga vetja në 73 minutat që luajti në sfidën e së mërkurës.

Ku edhe Etrit Berisha u aktivizua gjatë gjithë takimit për skuadrën toskane. Që festoi më në fund në javën e gjashtë.

Shpendi gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 58’, por goli u anulua për pozicion të parregullt të 20-vjeçarit.

Shpendi ka talent, kjo duket, por është ende disi i papjekur për Serie A. Lëviz mirë në fushë, por jo gjithmonë i përballon përplasjet me kundërshtarët, të cilët përfitojnë edhe nga eksperienca e tyre.

Gjithsesi, sulmuesi i ri përpiqet deri në fund të shënojë, ia del, por goli nuk vlen. Një paraqitje padyshim pozitive për Shpendin”, lexohet në vlerësimin e shtypit italian për sulmuesin.

Sa i përket Berishës: “Ndeshje në të cilën nuk detyrohet të bëjë ndërhyrje domethënëse. Nuk gabon kur thirret në detyrë. Në fund e shpëton shtylla”.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back To Top