“Ëndërroj tripletën”, Arnautoviç shmang Ibrahimoviçin: Ja pse mora numrin 8, Milanin e kemi rival për titull

Marko Arnautoviç e bëri debutimin e tij të dytë me fanellën e Interit me një asist dhe nuk kërkon të ndalet këtu. Në një intervistë për “Sportmediaset”, sulmuesi shënjestroi edhe një herë objektivat e tij, duke guxuar të ëndërrojë për një tjetër tripletë dhe etiketoi Milanin si rivalin kryesor, ashtu si Lautaron si golashënuesin e kampionatit.

Si ndiheni në aventurën e dytë tek Interi?
Fitorja e ndeshjes së parë ishte shumë e rëndësishme, jam shumë i lumtur që jam rikthyer dhe që kur hyra në “San Siro” u ndjeva i emocionuar. Unë dua të ndihmoj skuadrën brenda dhe jashtë fushës. Nuk kam një objektiv minimal për të shënuar. Dua ta ndihmoj skuadrën me asiste dhe gola. Kam uri, dua të fitoj. Një anekdotë me Murinjon në herën e parë si zikaltër. Bëra disa vonesa në hotel dhe më përjashtoi bashkë më Kuarezmën. U çmenda, sepse atë javë ishte Xhenoa dhe unë doja të luaja. Shkova 4 orë para në stërvitje, Murinjo më duartrokiti dhe më dha orën e tij.

Cilat janë objektivat e këtij sezoni dhe cili ështërivali kryesor?
Para së gjithash, titulli, do të luftojmë për yllin e dytë. Përsëritja e tripletës? Edhe 13 vjet më parë askush nuk e besonte në fillim të sezonit, nuk i dihet kurrë. Do të ishte një ëndërr. Rivali i parë është gjithmonë Milani. Në këtë merkato ata e kanë forcuar ekipin, porne nuk kemi frikë nga askush. Raporti juaj me Lautaron dhe Inzagin. Lautaro është shumë i fortë, ai është kapiteni ynë. Ne duhet ta ndihmojmë atë si gjithë ekipi. Trajneri më kërkon të jap gjithçka në çdo ndeshje dhe stërvitem fort. Këtu kam një marrëdhënie të shkëlqyer me të gjithë, në fushë duhet bërë diferenca.

Pse fanella me numër 8?
Do të kisha dashur numrin 7, pore kishte marrë Kuadrado. Pomendoja të merrja numrin 89,por tani jam 34 vjeç dhe kështu mora numrin 8. Por nuk u kushtoj shumë rëndësi numrave, nuk ka lidhje me Ibrahimoviçin.

Lojtari më i fortë me të cilin keni luajtur ndonjëherë?
Kevin de Bryjne.

Mbrojtësi më i fortë me të cilin jeni përballur?
Ka shumë… Unë them Van Dajk.

Shoku i skuadrës më i çmendur se ju?
Baloteli.

Idhulli i fëmijërisë?
Mijatoviç.

Personi i parë që ju shkroi kur u kthyet tek Interi?
Nëna ime.

Ndeshja që mezi prisni tëluani?
Derbi.

Pasioni juaj i madh jashtë futbollit?
Gjumi.

Sa gola do të shënoni?
Nuk ka përgjigje.

Kush do të jetë golashënuesi më i mirë?
Të shohim… Lautaro.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back To Top