Liverpool kishte një sezon për tu harruar dhe vëmendja tani është kthyer tek mënyra se si ata mund të përmirësohen për sezonin e ardhshëm.
Një vend i pestë do të thotë mungesë në Ligën e Kampionëve, pra gjiganti anglez do të luajë në Ligën e Evropës sezonin e ardhshëm.
Mesfusha është nënvizuar si zona e tyre kryesore e dobët, pasi lojtarët e afruar ndër vite nuk arritën të japin atë që pritej.
Pra investimi më i madh pritet të bëhet në mesfushë, ku Jurgen Klopp ka zgjedhur disa emra.
Me Mason Mount që duket i destinuar për një lëvizje te Manchester United, rindërtimi i mesfushës së Klopp nuk do të përfshijë lojtarin e Chelseat. Por Reds duket se kanë goditur me yllin e Brighton, Alexis Mac Allister.
Po ashtu flitet edhe për afrimin e mesfushorit të Nice, Khephren Thuram, me 22 vjeçarin që zhvilloi një sezon të mirë dhe mori fresë edhe nga Didier Deschamps muaj më parë.
Edhe mesfushori i Bayern Munichut, Ryan Gravenberch, gjithashtu është lidhur me një kalim në Anfield. Nga të mbeturit, Fabinhon dhe Stefan Bajcetic , po ashtu janë në planet e Klopp.
Sa i përket mbrojtjes francezi Benjamin Pavard i Bayern Munich pëlqehet nga Liverpool. 27-vjeçari ka informuar Bayern Munich se dëshiron të vazhdojë tutje verë dhe do t’i ofrojë Klopp opsione të mëtejshme si në qendër ashtu edhe në krahun e djathtë të mbrojtjes.
Formulari i mundshëm i Liverpoolit: Alisson, Alexander-Arnold, Pavard, Van Dijk, Robertson; Thuram, Gravenberch, Mac Allister; Salah, Gakpo, Diaz.