Banorja e re, Erjola Doçi ka filluar të njihet me banorët e tjerë përmes situatave dhe diskutimeve ku është përfshirë.
Teksa ndodheshin në verandën e shtëpisë, Albi Nako e pyet nëse do të donte të krijonte një histori dashurie në ‘BBV’,
ndërsa kjo e fundit nuk e ka përjashtuar si mundësi.
Ajo ka thënë se nëse do të ishte reale do të mund të krijonte një lidhje në shtëpinë më të famshme.
Megjithatë, siç tregon ajo, nisur nga eksperienca në çdo rast tjetër do ta kuptonte nëse ndjesitë nuk do të ishin reale.
Biseda e plotë në linkun më poshtë: