Erzeni ka mposhtur 2-1 Korabin pas 120 minutave lojë në finalen e Play Out-it dhe ka siguruar qëndrimin në elitën e futbollit shqiptar.
Erzeni shënoi i pari me Sadikin që në minutë ne katër, por në të 20-tën Korabi u kundërpërgjigj me Tabakun. Më pas rezultat mbeti i pandryshuar, aq sa për të përcaktuar fituesin u nevojit shtesa (dy kohë nga 15 minuta).
Në minutën e 97-të, Adnard Mehmeti realizoi golin e fitores për Erzenin. Futbollistët e Korabit bënë gjithçka kishin mundësi për ta çuar ndeshjen te penalltitë, por e patën të pamundur për të shënuar një tjetër gol. Për të dytin sezon radhazi, Korabi nuk arrin që të bëjë realitet ëndrrën Superiore, pasi ndalet në ndeshjen finale të Play Out-it.