Kombëtarja e Spanjës ka fituar Ligën e Kombeve, pasi ka fituar ndaj Kroacisë.
Spanja ka mposhtur Kroacinë në penallti me rezultatin 5-4, për të marrë trofeun e Ligës së Kombeve, shkruan LIG Sport. Pavarësisht humbjes, Luka Modric tregoi edhe njëherë se është lojtar i nivelit të lartë – duke dhënë paraqitje fenomenale.
Humbja mund të jetë pak e dhimbshme, pasi ai mund ta mbyllë karrierën e tij pa fituar trofe me kombëtare kroate.Megjithatë, Modric dhe përmbledhja e tij nga ndeshja e djeshme tregon se ai është mesfushori që ndoshta Kroacia s’do ta gjejë më kurrë.
Ja pamjet: