Pas debateve të ashpra mes dy banorëve të shtëpisë së Big Brother VIP 3, Ilnisa Agolli dhe Rike Roçi, duket se raportet kanë ndryshuar edhe me Meritonin, i cili kohët e fundit është parë tepër i afërt me Ilnisën.
azetarja ka shpërthyer në lot pas disa diskutimeve me Meritonin në krevat, ndërsa dëgjohet t’i thotë “unë për ty fillova të kisha një lloj pëlqimi që tani nuk e kam më”.
“Është shumë e vështirë të hysh në zemrën time, por po dole del fishek. Kaq! Nuk ka nevojë të bësh këto gjeste, i pashë dje”, i thotë Ilnisa, Meritonit.
Gjithashtu Ilnisa i thotë Meritonit se “se për aq kohë sa kanë qëndruar bashkë ajo ka qenë e varetë dhe ka kaluar mirë”, ndërsa më herët gjatë debateve ajo u shpreh: “Shko puthe gjithë ditën, unë nuk të kam as burrë as të dashur”.
Nga diskutimet mes tyre shihet se diçka ka filluar të “kriset”, por kjo mbetet për t’u parë.
Pjesë nga diskutimet:
Meritoni: Marr parasysh a flasim apo nuk flasim apo çka do që bëjmë do kisha dashur ti mos mërzitesh. Kjo është kërkesa ime e vetme. Nuk po flasim për asgjë tjetër
Ilnisa: Nuk kam si ta heq mërzinë me dorë, mërzia nuk është një rrobë që ta heq dhe ta vendos në dollap. Por aq kohë sa kaluam bashkë ishte shumë mirë, ishte lezetshëm. Unë u kënaqa dhe e shijova shumë, të paktën isha e vërtetë.
Meritoni: Ça do me thënë kjo?
Ilnisa: Që isha e vërtetë, nuk po qesh.
Meritoni: Jo nuk po qesh as unë
Ilnisa: Ti qeshe
Meritoni: Ti mos u ndje e mërzitur
Ilnisa: Nuk ndihem e mërzitur, nuk më mërzit as ti as shoqet e tua. Aq ditë sa kaluam bashkë ishte shumë bukur
Meritoni: Shumë faleminderit për cdo ditë, për cdo moment. Do të kisha lutur që të mos ishe e mërzitur.
Ilnisa: Ik shko fli.
****
Meritoni: Ilnis nuk dua të të shoh kështu
Ilnisa: Do më lësh tani?
Meritoni: Nuk dua të të shoh duke qarë, të lutem qetësohu. Mos të shoh lot në sy
Ilnisa: Pse?
Meritoni: Sepse ndje dhimbje
Ilnisa: Ta kisha menduar përpara këtë gjë, ta kisha vrarë mendjen para se të hyjë ne zemrën e madhe të Rikes që paska disa shokë. Ta kisha menduar dhe s’ka lidhje fare ajo dhe ti e di shumë mirë këtë.