Euroliga në RTSH, Baskonia dorëzohet në Beograd

Java e dytë e Euroligës ka nisur me një ndeshje të fortë dhe të ekuilibruar në Beograd teksa Crvena Zvezda ka fituar 78-71 përballë Baskonias. Përgjatë gjithë takimit skuadra vendase e ruajti avantazhin edhe pse herë pas here spanjollët iu afruan barazimit. Në minutat e para Zvezda shënoi 6 trepikësha nga 8 tentativa ku dhe krijuan diferencën e parë me dy shifra.

Më tej skuadra baske ja doli që ta mbante konstante deri në fund një diferencë prej 8 ose 10 pikësh të cilën kërkonin ta përmbysnin në fund. Pikërisht në periodën e katërt diferenca u ul deri në 4 pikë dhe rrezikuan ta kthenin, por me dy gabime brenda 1 minute bëri që Zvezda edhe një herë të krijonte siguri me trepikëshin e Bolomboy.

Për Baskonian u dallua Moneke por në fund e ndjeu presionin e një salle të mbushur me 20 mijë tifozë, ndërsa për Zvezdën ky sukses erdhi falë përvojës së Kalinic dhe Canaan që u treguan shumë të qetë në gjuajtet e fundit drejt koshit.

Tashmë pas dy javësh Crvena Zvezda është pa humbje, ndërsa Baskonia me një fitore dhe një humbje. Ky takim erdhi për shikuesit në RTSH Sport.  Java e dytë do të vijojë në RTSH me dy takime të tjera teksa të enjten do të jetë derbi i Stambollit Efes-Fenerbahce dhe të premten Milano-Paris.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back To Top