Java e dytë e Euroligës ka nisur me 7 ndeshje njëherësh ku një ndër to ishte edhe ajo mes Olimpiakos dhe Milanos e fituar nga skuadra greke me rezultatin 89-68. Që në fillim Milano tregoi mos saktësi në gjuajtje dhe kjo e ndihmoi Olimpiakosin të krijonte një diferencë me dy shifra.
Falë një momenti të mirë, që dhuroi një 12-2, Milano triumfoi për pak kohë, por më pas u dorëzua. Në periodën e dyte ishte më e ekuilibruar, por sërish me skuadrën nga Pireu në avantazh.
Ndërkohë që pas pushimit, Milano nisi të shënojë me anë të Rici-t me trepikësha dhe e uli diferencën deri në 4 pikë , por ky do të ishte vetem iluzion pasi Olimpiakos sistemoi gjithçka me anë te Vezenkov dhe Meksic dhe në periodën e katërt krijuan një avantazh fillimisht me 15 pikë dhe më tej me 20 pikë.
Pas dy ditësh Milano pret në shtëpi Zalgiris dhe Etore Mesina do e hedhë pas krahëve këtë humbje për të kërkuar fitoren në shtëpi, ndërsa Olimpiakos udhëton drejt Stambollit për tu përballur me Efes.