“Faleminderit të gjithëve për mbështetjen”, Taulant Seferi: Të bashkuar jemi më të fortë, rroftë Shqipëria dhe shqiptarët

Shqipëria mori një fitore të rëndësishme dhe rikthehet te rezultatet pozitive në Nations League. Goli i Kristjan Asllanit vendosi fatet e sfidës ndaj Gjeorgjisë, me kuqezinjtë që tashmë shkojnë në kuotën e 6 pikëve dhe ndodhen vetëm 1 pikë larg vendit të parë që mbahet nga Çekia.

Një lojë fantastike nga futbollistët, të cilët lanë shpirtin dhe zemrën në fushë për të arritur drejt fitores. Një moment shumë i rëndësishëm, ku ekipi tregoi karakter dhe se kjo Kombëtaren nuk dorëzohet kurrë.

Kështu mendon edhe Taulant Seferi, me sulmuesin që hyri si zëvendësues në pjesën e dytë. 27-vjeçari zëvendësoi Bajramin në minutën e 77-të, ndërsa provoi të lërë gjurmë në pjesën e mbetur të sfidës.

Pas ndeshjes ka bërë një postim në rrjetet sociale, ku shprehet mjaft krenar për ekipin dhe i lumtur për fitoren. Ndër të tjera falenderon dhe tifozët për mbështetjen, duke theksuar se së bashku janë më të fortë.

“Fitore e merituar , e luftuar me shpirt e zemër nga të gjithë shum krenar për të gjithë. Ju faleminderit shumë për mbështetjen të gjith Shqiptarëve anë e mbanë botë , të bashkuar më të fortë , rroftë SHQIPËRIA dhe SHQIPËTARËT ????????????

#Elhamdulilah #T15S #KuqeZi ????????????”, ka shkruar sulmuesi në rrjetet sociale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back To Top