Federata e Futbollit uron KS Besën në 99-vjetorin e themelimit të klubit kavajas

Përfaqësues të Federatës Shqiptare të Futbollit morën pjesë në ceremoninë festive me rastin e 99-vjetorit të themelimit të klubit KS Besa e Kavajës.

Dy anëtarët e Komitetit Ekzekutiv të FSHF, Bardhyl Jera dhe Abdyl Kuriu ishin të pranishëm në aktivitetin e organizuar nga Bashkia Kavajë në praninë e shumë personaliteteve të Kavajës, drejtuesve të klubit dhe ish-sportistëve të njohur.

Jera dhe Kuriu përshëndetën të pranishmit, duke përcjellë edhe urimet më të mira nga Presidenti FSHF, Armand Duka në këtë 99-vjetor, teksa i uruan gjithashtu klubit sa më shumë sukses në të ardhmen.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back To Top