Sulmuesi i Shqipërisë Arbnor Muja ka pësuar lëndim gjatë ndeshjes ndërmjet Samsunsporit dhe Fenerbahçes.
Muja është detyruar që ta lë fushën në fundin e pjesës së parë. Ai u zëvendësua me Kingsley Schindlerin.
Feneri i drejtuar nga Jose Mourinho të dielën barazoi si mysafir ndaj Samsunsporit me rezultatin 2:2.
Ndeshja i takoi xhiros së nëntë të Superligës së Turqisë në futboll.
Muja këtë edicion në kampionatin turk ka dy gola dhe një asistim në tetë ndeshje të zhvilluara.