Në atë kohë e kritikuan jo pak.
Ishte vetëm 19 vjeç kur u shfaq dhe shkëlqeu në një miqësore ndaj Shqipërisë në Zvicër, dhe u kuptua se Kosova kishte gjetur një talent të madh.
Përtej euforisë së moshës, dhe veprimit për të cilin kërkoi falje sepse ishte një ndeshje vëllazërore, Edon Zhegrova nuk e braktisi talentin e tij.
Kanë kaluar 5 vjet dhe ky duket sezoni I kurorëzimit, si njëri nga futbollistët më të mirë të Europës.
Ylli ofensiv shënoi për Lilën një gol tjetër, duke e ndihmuar në fitoren 3-1 në Madrid ndaj Atletikos.
Ky ishte goli I parë I 25-vjeçarit në fazën e grupeve, pas tri ndeshjeve, ndonëse ndaj Realit ishte I shkëlqyer, më I miri në fushë.
“Dardani” mori notën 7, ndërsa hyri si zëvendësues pas dëmtimit të shokut të ekipit, Kabeja, që në minutën e 16-të.
Rrjeta ishte e rëndësishme sepse nisi përmbysjen e miqve, pasi Hulian Alvarez kishte shënuar për Atletikon në minutën e 8-të.
Ai ia doli pas një ore lojë, ndërsa më pas dy herë realizoi Zhonatan David, më I miri I duelit.
Në total, Zhegrova ka 7 rrjeta në 13 ndeshje këtë sezon, nga të cilët 3 në ligën franceze, 3 në raundet eliminatore në Champions dhe një në grupe.
UEFA dhe Liga e Parë e Francës, në faqet e tyre zyrtare në rrjetet sociale kanë shfaqur veprimet e tij aq të veçanta.
Një nivel teknik I denjë për Mesin apo Ronaldinjon.
Jo më kot Kilian Mbape I dha fanelën të firmosur pas përballjes Lilë-Real, fituar nga francezët.