Fitoi duelin me francezin në fushën e lojës, Zhegrova merr dhuratën e bukur nga Kilian Mbapeja

Edon Zhegrova ka marrë një dhuratë të bukur nga Kilian Mbapeja. Sulmuesi francez i ka dhuruar fanellën e tij të Realit të Madridit, së bashku me një dedikim të veçantë për lojtarin e Lilës.

“Për Edon Zhegrovën, miqësisht”, është shkruar nga Mbapeja, i cili gjithashtu ka hedhur edhe firmën e tij krahas numrit 9 në fanellë. Dy lojtarët u ndeshën së bashku për herë të fundit në Ligën e Kampionëve, në një duel që u fitua nga futbollisti shqiptar./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back To Top