Inter Miami ka prezantuar Jordi Albën si futbollistin më të ri. Anësori i majtë spanjoll, gjen në skuadrën nga Florida miqtë e vjetër Leo Messi dhe Sergio Busquets.
Kapiteni i kombëtares spanjolle, ka firmosur deri në dhjetorin e vitit 2024 me Interin në MLS. Me opsionin e zgjatjes së bashkëpunimit me një tjetër vit.
“Ardhja tek Interi ishte vendimi më i mirë që mund të merrja në këto momente. Jam i lumtur që bashkohem sërish me Messin dhe Busquets.
Jam shumë i emocionuar dhe shpresoj të fitojmë të gjithë titujt e mundshëm. Dua të fitojë gjithçka me këtë klub”, u shpreh 34-vjeçari.
Nuk mungon një koment për trajnerin Gerardo Martino, me të cilin punoi edhe në “Camp Nou”: “Tata është një trajner me shumë përvojë dhe një person shumë i ndershëm”.
Jordi Alba kaloi te Barcelona 11 sezone radhazi. Gjatë së cilave ia doli të fitonte plot 18 trofe me fanellën katalanase mbi supe.