“Plakushi” bavarez i Bajernit Tomas Myler i thuri elozhe ekipit pas fitores “dërrmuese” kundër Shtutgartit.
Ai u shpreh se ata e dominuan rivalit thuajse gjatë gjithë ndeshje: “Në përgjithësi, ne nuk e lejuam Shtutgartin të kishte ndonjë posedim të konsiderueshëm të topit. Që në fillim, ata vendosën të luanin shumë gjatë, gjë që në të vërtetë nuk është loja e tyre.
Rivali pati një shansin të rrezikshëm në pjesë e parë, por fatmirësisht nuk e shfrytëzoi si duhet. Me pas gjithçka foli për ne. Në pjesën e dytë, ne thjesht i shndërruam rastet tona. Ishim të rrjedhshëm në lojë. Sigurisht mund të përmirësojmë disa detaje, por jam i lumtur për paraqitjen në tërësi”, përfundoi Tomas Myler.
PANORAMASPORT.AL