Flamurtar i denjë për Superiore, sulmi i vlonjatëve “makineri” e frikshme golash

Flamurtari ka turpëruar sot Pogradecin në shtëpi në Vlorë me rezultat të thellë 4-0. Vlonjatët nuk kanë pësuar asnjë gol, por ajo që bie në sy është sulmi. 4 gola janë shumë kundër një ekipi jo dhe aq të dobët siç është klubi liqenor.

Kujtojmë në ndeshjen e Kupës, të drejtuarit nga Agostinelli “masakruan” Devollin me 15 gola si në ping-pong. Duket se ky rekord nuk i ka “ngopur” futbollistët e klubit bregdetar që oreksin e kishin ende në këmbët e tyre. Djemtë e administratorit Sinani me 4 golat e sotëm arrin në 15 në total në kampionat. Mund të duket pak kur mendon që aq i kryen vetëm në një takim, por janë shumë kur bëhet fjalë për Kategorinë e Parë.

Kështu, sulmi i Vlorës renditet i pari dhe forma e tyre është e njëjtë me atë të Vorës të vendit të parë me nga 5 fitore rresht. Ndryshe nga Vorakët, Flamurtari mirë që fiton por e bënë me goleada në shtëpi. Përkundrazi, Vora fiton me nga 1 gol diferencë kundrejt Lushnjes.

Shtëpia e Flamurtarit, stadiumi me të njëjtin emër është kthyer në tokën e preferuar duke qenë se në 2 ndeshje ka “ndierë” 20 gola. Duket se ka një “party” golash sa herë vlonjatët shkelin në tapetin e impiantit të tyre. Me plot gojë mund të thuhet se me formën e shfaqur 3-shja Besa, Flamurtari, Vorado të jenë nën ethet e garës të veçuar nga të tjerët.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back To Top