Flamurtari hakmerret ndaj Tiranës – Gazeta Sportal

Ekipi i Flamurtarit në basketboll për femra fitoi mbrëmjen e sotme Superkupën e Shqipërisë. Në finalen e luajtur në Fier, skuadra vlonjate mundi 81-59 Tiranën, një fitore që është një hakmarrje pas finales së humbur në Kupën e Federatës.

Ndeshja ishte mjaft e fortë, teksa të dyja skuadrat rivalizuan fort, por në fund vlonjatet ishin më të sakta e të kujdesshme.

Tirana bëri disa gabime, të cilat Flamurtari i ktheu në pikë, duke u shkëputur e fituar me meritë ndeshjen.

Të shumtë tifozët e pranishëm, që shijuan një ndeshje të mirë dhe emocionuese. Basketbollistja e Flamurtarit, Jose Johnson, me 20 pikë, u shpall MVP e ndeshjes, ndërkohë që pesë lojtare të ekipit vlonjat realizuan mbi 12 pikë, cka bëri diferencën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back To Top