Flamurtari kryeson i vetëm pas javës së 9, “festojnë” Apolonia e Pogradeci (RENDITJA)

Kategoria e Parë ka mbyllur ditën e djeshme ndeshjet e javës së 9-të të saj. Pas kësaj jave kryeson i vetëm Flamurtarit, me vlonjatët që triumfuan 1-0 ndaj Kastriotit dhe tashmë mbajnë vendin e parë në klasifikim me 24 pikë.

Këtë javë nuk shkuan më shumë se barazimi Vora dhe Besa, që mbetet kështu pas Flamurtarit. Skuadra e Arian Bellait ka grumbulluar 22 pikë dhe ekipi i Mirel Josës i ndjek me 1 më pak. Burreli nuk iu ndahet 3 ekipeve të para, me matjanët që mposhtën 1-0 Erzenin.

Kastrioti nga krahu tjetër mbetet në kuotën e 13 pikëve, ndërsa me 1 pikë më pak renditet Lushnja që triumfoi 5-0 ndaj Kukësit. Edhe Pogradeci ndodhet në kuotën e 12 pikëve si lushnjarët, ndësa pogradecarët mbajnë vendin e 7-të.

Këtë javë festoi edhe Apolonia, me fierakët që triumfuan 3-0 ndja Korabit dhe ndodhet në vendin e 8-të me 9 pikë, po aq sa Kukësi. Korabi ka 8 pikë, ndërsa me 5 pikë renditet Valbona dhe në fund ndodhet Erzeni me vetëm 2 pikë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back To Top