Milani është e vetmja skuadër që ka mundur t’i shënojë të paktën tri gola në tri raste Realit të Madridit. Ky sukses mban edhe firmën “taktike” të Paulo Fonsekës që pas ndeshjes foli për mediat.
Si e gjykoni paraqitjen dhe sa krenar jeni? Mendoj se fituam sepse lojtarët patën guximin të vinin këtu dhe të mos kishin frikë nga asgjë, duke u përpjekur të bënin lojën e tyre. Ne e përgatitëm ndeshjen për të pasur topin e në pjesën e parë bëmë gjëra shumë të rëndësishme. Në të dytën vuajtëm më shumë, por bashkë dhe e merituam totalisht këtë fitore, jo vetëm për 3 golat, por sepse luajtëm me shumë cilësi.
A është kjo mënyra për të ndryshuar mentalitetin e futbollit italian? Nuk jam dakord kur flitet me këto terma për futbollin italian, por edhe ne mund të jemi në Europë një ekip me më shumë iniciativë dhe kontroll të ndeshjes. Sot i treguam të gjithëve se një skuadër italiane nuk di vetëm të mbrohet.
Përse me Abrahamin që është më ofensiv se Morata rrezikuat më tepër? Sepse Alvaro di të lidhë lojën, ndërkohë që Tami ka cilësi të tjera. Më zëvendësimet fituam fizicitet, por humbëm pak në nivel qarkullimi topi. Ishim të zotë për të ruajtur qetësinë në momentin kur Reali rriti presionin në maksimum.
Sa vlen një fitore e tillë? E kishim studiuar Realin dhe e dinim potencialin e tyre. Mjafton të shikojë çfarë i kishin bërë Dortmundit. Ndoshta edhe prej këtij imazhi të Realit të Madridit në kokën e lojtarëve dhe humbëm disi cilësinë me daljet tona.
Cilat janë diferencat mes ndeshjeve të Serisë A dhe Champions-it? Ne Itali luhet një kundër një. Është i njëjti skenar pavarësisht nëse luan me Monzën apo Kaljarin. Skuadrat evropiane për ekipet e Serisë A janë vështirësi më vete sepse është një skenar që nuk ekziston. Është më e lehtë se të luash në Itali ku rrallëherë të lënë të zhvillosh lojën.
PANORAMASPORT.AL