Kuqezinjtë e Kombëtares po kalojnë një formë të mirë edhe me klubet e tyre respektive. Një rast, i cili duhet përmendur, është edhe ai i Qazim Laçit që është kthyer në një pikë të rëndësishme për Spartën e Pragës me kontributin e dhënë për kampionët çekë.
CIES (Observatori i Futbollit) ka publikuar një statistikë të fundit sa i përket produktivitetit në asistet e dhëna deri tani, ku përfshihen 70 kampionate në të gjithë botën. Atje vihet re se Qazim Laçi mban vendin e dytë në botë, me 1.13 asiste të dhëna në 90 minuta.
Vendi i parë i takon Almoez Ali të Al Duhail me 1.33 asiste, ndërsa në vendin e tretë, pas mesfushorit shqiptar, gjendet Alvaro Fernandes i Bragës.
Qazim Laçi humbi dy ndeshjet e muajit shtator me Kombëtaren shqiptare si pasojë e një gjendjeje gripale, por pritet të rikthehet në tetor kundër Çekisë dhe Bullgarisë.Ai ka zbritur që këtë fundjavë që kaloi në fushë me Spartën e Pragës dhe po ashtu luajti edhe në Ligën e Europës pak ditë më parë. Laçi u bashkua janarin e këtij viti me ekipin çek dhe që në sezonin e parë arriti të shpallej kampion.