Erjon Morina ka pësuar një sulm në zemër gjatë seancës stërvitore me klubin e Vushtrisë dhe për momentin gjendet i shtruar në spital në gjendje kritike për jetën.
Futbollisti i Vushtrisë në Superligën e Kosovës dhe familja e tij po përjetojnë momentet më të vështira të jetës. 22-vjeçari momenalitsht është i shtruar në klinikën e kardiologjisë në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë.
Teksa së fundmi është babi i tij, Ilir Morina i cili ka reaguar me disa fjalë prekëse dhe të ndjera. Krah fotos me të birin, babai i futbollistit shkruan: “Ylli babit kemi edhe shumë gola për të shënuar!”.