FOTO/ Hakerët dërgojnë Arda Guler te Juventus, të gjithë befasohen me postimin për yllin e Realit

“Mirë se erdhe te Juventus Arda Guler!”. Ky ishte postimi në faqen zyrtare të klubit të Juventusit në platformën “X” që “çoi peshë” të gjithë në rrjetet sociale por jo vetëm.

Megjithatë, gjithçka është sqaruar me transferimin e trukut te gjiganti italian që është përgënjeshtruar. Guler vazhdon të jetë pjesë e Real Madrid, por faqja e klubit të “Zonjës” ishte “hackuar” duke publikuar dhe këtë lajm të rremë.

19-vjeçari nuk është larguar nga Real Madrid. Madje Guler ka kontratë të vlefshme me “Los Blancos” deri në vitin 2029 dhe dalëngadalë po fiton besimin e Ancelottit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back To Top