FOTO/ Ideja FANTASTIKE e Ardian Ismajlit, mbrojtësi kuqezi bën bashkë Shqipërinë dhe Kosovën

Empoli ka mbyllur pjesën e parë përballë Parmës në avantazh, në sfidën e vlefshme për javën e 9-të të Serie A. Fraksioni i parë i ndeshjes që po luhet në “Stadio Ennio Tardini”, është mbyllur 0-1.

Empoli me Ardian Ismajlin titullar janë në avantazh në këto 45 minuta të para. Teksa ajo ç’ka ra në sy në këtë ndeshje ishte pikërisht një ide mjaft e bukur dhe interesante e mbrojtësit shqiptar.

Ky i fundit po luan ditën e sotme me maskë, por me një maskë të veçantë. Mbi maskë, Ismajli ka vendosur flamurin Kombëtar shqiptar dhe flamurin e Kosovës, duke “ribashkuar” Shqipërinë Etnike.

Maska e veçantë e Ardian Ismajlit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back To Top