FOTO/ “Kërcënim” nga stërvitja, Elseid Hysaj gati për Çekinë

Kombëtarja shqiptare do të luajë këtë të premte sfidën e parë të Nations League për këtë muaj. Kuqezinjtë do të luajnë në transfertën e vështirë të Republikës Çeke në orën 20:45 në “Epet Arena”.

Megjithatë kampi kuqezi është plot me pozitivitet, me të gjithë që besojnë te 3 pikët. Puna ka nisur që ditën e hënë, teksa Elseid Hysaj është një nga lojtarët që “kërcënon” kundërshtarët nga seanca stërvitore.

Me anë të një foto të publikuar në “Insta-Story”, mbrojtësi kuqezi shihet teksa punon intensivisht për këtë ndeshje. Ai shihet duke vrapuar, teksa foton e shoqëron me dy flamuj kombëtar.

Pritet të shihet nëse lojtari 30-vjeçar do të jetë titullar, pasi ka dhe konkurrencën e mbrojtësit të Rayo Vallecanos, Ivan Balliut.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back To Top